Lidhje

Turqia ndalon aktivistë të hyjnë në Siri


Vullnetarë i thanë Zërit të Amerikës se autoritetet turke kanë ndaluar aktivistë të të drejtave sociale nga Franca, Gjermania dhe disa vende të tjera të BE-së për të çuar ilaçe dhe furnizime ushqimore në qytetin sirian të Kobanit.

Militantët e Shtetit Islamik po përpiqen të marrin nën kontroll qytetin strategjik në kufirin Turqi-Siri por përpjekjet e tyre janë ndaluar nga luftëtarër kurdë dhe sulmet amerikane.

Një aktivist social nga Franca, Ari Harki, i tha shërbimit kurd të Zërit të Amerikës nga kufiri pranë Kobanit se autoritetet turke jo vetëm që po ndalin ndihmat mjeësore dhe furnizimet ushqimore por po ndalin edhe luftëtarët kurdë të rihynin në Siri për të luftuar militantët.

Zoti Harki është në mesin e 10 vullnetarëve nga vende të ndryshme të BE-së që janë në Turqi në përpjekje për të kaluar kufirin dhe për të shkuar në Siri me ndihma humanitare. Ai i tha Zërit të Amerikës se njerëzit në Kobani kanë nevoja kritike për furnizime mjekësore. Luftimet mes militantëve të Shtetit Islamik dhe luftëtarëve kurdë që po mbrojnë Kobanin vazhduan të djelën. Sulmet me mortaja goditën qytetin duke ngritur shtëllunga tymi. Mortajat ranë gjithashtu në anën turke të kufirit, në një fushë të hapur ku nuk shkaktuan dëme.

XS
SM
MD
LG