Lidhje

Biofabrikimi i indeve të gjalla


3_D Printed Tissue

3_D Printed Tissue

Printera tre-dimensional janë duke u bërë me shpejtësi një pajisje e përditshme, ashtu si u bënë printerat me ngjyra dy dekada më parë. Teknologjia është duke u përdorur gjithnjë e më shumë në mjekësi për prodhimin e kockave zëvendësuese. Tani, hulumtuesit në Karolinën e Jugut po punojnë për prodhimin e indeve të gjalla zëvendësuese përmes kësaj teknologjie.

Hulumtuesit në Universitetin e Mjekësisë të Karolinës së Jugut kanë punuar për zëvendësimin e indeve të gjalla apo biofabrikimin e tyre, qysh nga viti 2003. Shkencëtarja Sarah Grace Dennis thotë se teknologjia e re, si bioprinteri Palmetto është një përparim i dukshëm.

“Kur fillova këtu një vit më parë, printonim një qelizë të vetme për të parë nëse mund të printonim më vonë një strukturë të tyre. Tani printojmë impiante skeletesh për muskujt që i kemi transplantuar tek minjtë.”

Hulumtuesit po përgatisin një përzierje komplekse të përbërë nga glukozë, proteina dhe qelizat e gjalla të marra nga kafsha në të cilën do të traansplatohen indet e reja që do të printohen.

“Kjo përzjerje do të ketë zakonisht të paktën 1.5 milion qeliza.”

Përzierja vendoset në tre mbushës tek koka e printerit. Pozicioni i sipërpaqes që printohet kontrollohet nga rrezet lazer.

Zëvendës drejtori i departamentit të kirurgjisë për kërkime, Dr. Michael Yost, thotë se procesi i printimit është plotësisht automatik.

“Me printerat tre-dimensional, kemi qënë në gjendje të krijojmë rrjete të reja mikrovaskulare që më pas mund të rrisin inde të reja në zona shumë të rëndësishme si pankreasi, mëlçia dhe veshka.”

Studiuesit theksojnë se teknika është në fazat e para por ata shpresojnë se në pak vite ata do të jenë në gjendje të printojnë inde zëvendësuese për organet e dëmtuara njerëzore.

“Biofabrikimi i indeve është një realitet që po ndodh tani këtu tek ne. Nuk mund ta prekësh ende por mund ta shohësh se është realitet.”

Por shkencëtarët paralajmërojnë se duhet të kapërcejnë pengesa të mëdha, si përshembull vendosja e enëve të gjakut në indet e reja, të transsplatuara, pa të cilat ato nuk mund të jetojnë.

XS
SM
MD
LG