Lidhje

Vizita e ministrit Hoxhaj në Beograd


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj tha sot se bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të përfundojnë me një traktat të paqes që duhet të përfshijë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe pranimin e saj në Kombet e Bashkuara. Gjatë qëndrimit në Beograd ku po merr pjesë në një konferencë rajonale, ai u ka thënë medieve serbe të informimit se një marrëveshje të tillë do ta kërkoj edhe Bashkimi Evropian. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.

XS
SM
MD
LG