Lidhje

Shqipëria në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, arritje për vendin

  • Julian Zyla

Ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Ferit Hoxha thotë se prania e vendit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ku Shqipëria sapo është zgjedhur si një nga 47 vendet anëtare, do të ndikojë që shteti dhe grupet e interesit të jenë më të interesuara në përmirësimin e të drejtave të njeriut në vend.

Në një interivistë në studiot e Zërit të Amerikës në Nju Jork me gazetarin Julian Zyla, zoti Hoxha tha se gjatë mandatit të saj tre-vjeçar si anëtare e Këshillit, Shqipëria do të përqendrohet në çështje të të drejtave të njeriut që janë problematike jo vetëm në rajon, por në mbarë botën. Këshilli i zhvillon punimet në Gjenevë të Zvicrës.

Vendet anëtare zgjidhen me votim nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe kanë mandat tre-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje për jo më shumë se dy mandate radhazi.

XS
SM
MD
LG