Lidhje

BDI përgënjeshtron njoftimet për përfshirje në Kondovë


Bashkimi Demokratik për Integrim ka përgënjeshtruar sot njoftimet e djeshme të shtypit që imlikonin zyrtarë të kësaj partie në motivet e incidentit të armatosur në fshatin Kondovë të Shkupit.

BDI-ja thotë se media ka informuar në mënyrë tendencioze dhe ka paragjykuar padrejtësisht duke keqinformuar se incidenti ka ndodhur në hapsirat e kësaj partie në Kondovë, gjatë një takimi partiak.

Kjo parti tha strukturat e saj nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet në komunën e Sarajit kur ka ndodhur incidenti dhe ai nuk ka asnjë lidhje me procesin zgjedhor brenda degës së kësaj komune të Shkupit.

Megjithatë, zyrtarë të partisë shqiptare në pushtet pranojnë se të dy palët e konfliktuara ishin mbështetës të BDI-së. Në incidentin e armatosur të së premtes midis dy vëllezërve Jakupi nga njëra anë dhe dy vëllezërve Neziri nga ana tjetër, mbetën të plagosur katër persona.

Shtypi në Shkup e shikon këtë ngjarje si një shfaqje e forcës së grupeve rivale brenda BDI-së, për marrjen e pushtetit në degën e Sarajit.

XS
SM
MD
LG