Lidhje

Ndalohen klandestinë në kufirin Shqipëri-Mal i Zi

  • Pëllumb Sulo

Policia kufitare e Shqipërisë ndaloi gjatë natës pranë pikëkalimit të Hanit të Hotit, në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi, një grup klandestinësh nga Siria dhe Eritrea, të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin, fillimisht në drejtim të Malit të Zi e më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas policisë vendore, bëhej fjalë për 26 persona, 21 prej të cilëve nga Siria. Forcat e policisë kufitare e diktuan grupin e klandestinëve rreth 2 kilometra në afërsi të pikëkalimit më të madh kufitar të Shqipërisë me Malin e Zi, ku edhe i ndaluan për t'i shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër.

Konfliktet e armatosura kanë shtuar fluksin e personave që hyjnë ilegalisht në Shqipëri, në përpjekje për të hyrë në Bashkimin Europian.

XS
SM
MD
LG