Lidhje

Zgjedhjet e rebelëve pro-rusë në Ukrainë


Separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore sot votojnë në zgjedhjet e debatueshme që Kievi dhe Perëndimi thonë se nuk do t’i njohin. Separatistët të cilët kontrollojnë pjesë të rajoneve në Ukrainën lindore si qytetet e Luhanskut dhe Donetskut po votojnë për zgjedhjen e udhëheqjes dhe organeve legjislative në zonat që ata kontrollojnë.

Ndërkohë agjencia franceze e lajmeve France-Press citon ushtrinë ukrainase të ketë thënë se ka lëvizje intensive të trupave dhe armëve nga Rusia në rajonet lindore të Ukrainës të kontrolluara nga seperatistët. Sipas ushtrisë ukrainase një autokolonë me 20 kamionë me mitralozë anti-ajrorë dhe janë nisur në drejtimt të aeroportit të Donetskut.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë quajtur të paligjshme zgjedhjet e rebelëve, duke thënë se ato shkelin kushtetutën e Ukrainës dhe marrëveshjen për armëpushim të arritur me 5 shtator mes separatistëve dhe qeverisë së Ukrainës. Rusia ka thënë se do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve të separatistëve.

Banorët e e Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhanskit të kontrolluar nga seperatistët po votojnë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre në Ukrainën lindore, duke synuar afrimin e rajonit të shkatërruar nga lufta me Rusinë dhe sfidimin e Kievit dhe Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë dënuar zgjedhjet duke i quajtur ato të paligjshme, të cilat do të nxisin edhe më tej tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë.

Votimet e separatistëve për zgjedhjen e një udhëheqësi dhe një Këshilli Popullor janë lëvizja e fundit në përballjen mes Rusisë dhe Perëndimit që filloi me përmbysjen e Presidentit të Ukrainës të mbështetur nga Moska në shkurt dhe vendosjen e një udhëheqje pro-evropiane në Kiev.

Në Luhansk dhe Donetsk, dy qendrat e rezistencës ushtarake dhe politike të separatistëve, njerëzit prisnin në radhë para qendrave të votimit.

“Ne shpresojmë se do të bëhet më mirë. Është e pamundur të jetojmë më gjatë në këtë mënyrë, nuk kemi më forcë'', tha Tatyana, një pensioniste nga Luhansku, pas hedhjes së votës.

“Votova për paqe në të gjithë botën. Shpresojmë për të ardhmen dhe unë mendoj se ajo nuk është larg”, thotë Nikolai, një tjetër banor Luhanskit.

Të moshuarit përbënin shumicën e atyre që prisnin në radhë për të votuar në qendra të ndryshme votimi në Luhansk. Katër kandidatë po konkurrojnë për postin e kreut të republikës së kontrolluar nga rebelët, duke përfshirë edhe një udhëheqës spitali, një udhëheqës të sindikatave, një sipërmarrës dhe udhëheqësin aktual të Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhanskut, Igor Plotnitsky, i cili është kandidati i preferuar në këtë garë.

“Votova për një shtet të fortë, për lirinë e njerëzve, për paqen në rajonin e Luhanskut, për dashuri, për besim dhe për lumturinë e popullit tonë”, tha zoti Plotnitsky, kur u pyet se për çfarë votoi ai.

Qeveria ukrainase thotë se zgjdhjet shkelin marrëveshjen e Minskut
për armëpushim mes kryengritësve dhe ushtrisë ukrainase.

Zgjedhjet do të tensionojnë edhe më tej marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Moska do t’i njohë rezultatet e votimit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel javën e kaluar i tha presidentit rus Vladimir Putin se zgjedhjet janë të paligjshme dhe nuk do të njihen nga Evropa.

XS
SM
MD
LG