Lidhje

Izraeli: Respektojmë marrëveshjet për Tempullin Mount


Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se do të respektojë marrëveshjet për ushtrimin e besimit në Tempullin Mount të Jeruzalemit, duke thënë se myslimanët mund të vazhdojnë të falen në xhaminë Al-Aqsa.

Zoti Netanyahu bëri sot thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje, përballë tensioneve në rritje për atë vend të cilat kanë shkaktuar përplasje pothuajse të përditshme mes protestuesve palestinezë dhe policisë izraelite.

Hebrenjtë e konsiderojnë atë vendin më të shenjtë, për shkak të tempujve që ekzistonin atje në kohërat biblike, ndërsa myslimanët e shohin si vendin e tretë më të shenjtë, pas qyeteteve të Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite. .

XS
SM
MD
LG