Lidhje

Bangladesh, dënim me vdekje për krime mbi 40 vjet më parë


Një gjykatë e posaçme në Bangladesh ka dhënë dënim me vdekje për një udhëheqës të lartë të partisë më të madhe islamiste për krime lufte të para më shumë se 40 vjetëve.

Gjykata e krimeve të luftës në Dhaka e shpalli sot fajtor Mir Quasem Ali për krime të kryera gjatë luftës për pavarësinë e vendit kundër Pakistanit në vitin 1971, kur ai ishte komandant i forcave të milicisë Al Badr.

Manjati 62 vjeçar i medias mendohet të jetë një nga sponsorët kryesorë të partispë Jamaat-e-Islami.

Ai u shpall fajtor për tetë akuza, përfshirë atë për rrëmbimin e një të riu dhe vrasjen e tij në një qeli torturash.

XS
SM
MD
LG