Dy refugjatë aziatikë, njëri sirian dhe tjetri afgan, kanë humbur jetën dy ditët e fundit, në raste të veçanta, duke u shtypur nga trenat në hekurudhat e Maqedonisë.
Viktima e fundit, një shtetas sirian, po ecte në shinat e hekurudhës së bashku me gjashtë bashkëkombas të tij, në qytetin e Negotinës në jug-lindje të Maqedonisë dhe sipas autoriteteve policore maqedonase, 56 vjeçari sirian nuk ka arritur të largohet në kohë dhe treni e ka goditur.
Vetëm para dy ditësh një afgan humbi jetën në të njejtën mënyrë në Maqedoni.
Refugjatët nga vendet në konflikt shpesh e përdorin Maqedoninë si vend-tranziti nga Greqia për të kaluar në Serbi dhe pastaj nëpër shtetet e Bashkimit Evropian. Në disa raste, janë zbuluar pjesëtarë të policisë të cilët ishin përfshirë në trafikun njerëzor.