Lidhje

Ish burgjet e komunizmit në rrezik shkatërrimi

  • Pëllumb Sulo

Ish burgjet e Spaçit dhe Qafë Barit, ku gjatë diktaturës vuajtën me mijëra kundërshtarë politikë të regjimit komunist, janë braktisur dhe thuajse shkatërruar pas rrëzimit të diktaturës, duke rrezikuar zhdukjen përfundimtare të tyre.

Organizata "Trashëgimia Kulturore pa Kufi", përmes projektit "Dialogje për Spaçin", po synon ndërgjegjësimin e strukturave shtetërore dhe donatorëve të huaj, për nevojën e shndërrimit të ish vendeve të persekutimit komunist në qendra të kujtesës historike, që e kaluara të mos harrohet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG