Lidhje

"Duhen eliminuar gazet serrë brenda vitit 2100"


Një grup pune i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike thotë se bota do të duhet t’i eliminojë plotësisht gazet që shkaktojnë efektin serrë deri në vitin 2100, për të reduktuar rreziqet më të mëdha që lidhen me ngrohjen globale.

Në një raport që u bë publik sot në Kopenhagë, "Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike", përmblidheshin zbulimet e mbi 800 shkencëtarëve gjatë 13 muajve të fundit, në vlerësimin më gjithëpërfshirës për ndryshimet klimatike të realizuar ndonjëherë.

Në raport paralajmërohet se nëse përdorimi i pakufizuar i biokarbureve nuk eliminohet deri në vitin 2100 për të reduktuar gazrat e dëmshme, mund të jetë e pamundur që të realizohet objektivi për kufizimin e rritjes së temperaturave mesatare të sipërfaqes së tokës në 2 gradë celsius mbi kohërat pre-industriale. Temperaturat janë rritur ndërkohë me 0.85 për qind.

Raporti paralajmëron se nëse nuk merren masa, ngrohja globale do të rrisë shanset për ndikim të madh dhe të pakthyeshëm për njerëzit dhe ekosistemet.

XS
SM
MD
LG