Lidhje

Kreu i ri i NATO-s zhvillon vizitë të panjoftuar në Kabul, Afganistan


Kreu i ri i NATO-s zhvilloi sot një vizitë të panjoftuar në Kabul, ku u shpreh se aleanca ushtarake perëndimore do të vazhdojë të mbështesë vendin pasi trupat e huaja ushtarake të jenë tërhequr brenda këtij viti.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se përfundimi i misionit luftarak nënkupton “hapjen e një kapitulli të ri ku e ardhmja e Afganistanit do të jetë në duart e popullit afgan”.

Vizita e parë e zotit Stoltenberg si shef i NATO-s përfshin bisedime me Presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani, Shefin Ekzekutiv Abdullah Abdullah, dhe udhëheqjen e lartë të Forcës Ndërkombëtare për Sigurinë.

NATO dhe Shtetet e Bashkuara do të tërheqin trupat brenda 31 dhjetorit, duke lënë vetëm 12 mijë trupa me detyrën për të stërvitur dhe mbështetur forcat afgane të sigurisë.

XS
SM
MD
LG