Lidhje

Përzgjedhja e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë


Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot një seri takimesh konsultuese me përfaqësuesit kryesorë politikë të vendit, lidhur me procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë

Presidenti Nishani pati biseda të vecanta me kryetarin e parlamentit Ilir Meta, me kryeministrin Edi Rama si dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. Për bisedimet e zhvilluara mes tyre presidenca shpërndau një njoftim të shkurtër ku shpjegonte se Presidenti kishte informuar bashkëbiseduesit se "proçesi i ndjekur synon arritjen e standardeve më të larta që çojnë drejt përzgjedhjes së kandidaturës më të mirë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë" si dhe ka kërkuar që "proçesi i konsultimit dhe përzgjedhjes së Guvernatorit të ri të shoqërohet me transparencë dhe mirëkuptim".

Pas takimit foli vetëm kryetari I parlamentit Ilir Meta, I cili megjithatë nuk dha shume detaje. Disa javë më parë presidenti Nishani hapi dhe një garë për kandidatë të interesuar për postin e guvernatorit. Mbetet e paqartë se si do të procedohet më tej. Kushtetuta i njeh të drejtën Presidentit të emërojë Guvernatorin e Bankës i cili më pas votohet nga parlamenti. Por ndërkohë guvernatori duhet të jetë dhe anëtarë i Këshillit Mbikqyrës dhe presidenti nuk përfshihet në emërimet e tyre. Këshilli përbëhet nga 9 anëtarë, nga të cilët 5 të propozuar nga parlamenti, tre anëtarë nga Qeveria dhe një nga vetë Këshilli.

XS
SM
MD
LG