Lidhje

Shqipëri: Dëmtimi në masë i sipërfaqeve pyjore


Në Shqipëri, prej më shumë se 20 vitesh po vazhdon dëmtimi në masë i sipërfaqeve pyjore si nga prerjet e jashtligjshme, si dhe zjarret, shpesh të vëna qëllimisht nga banorët. Në përpjekje për të frenuar degradimin e mëtejshëm të pyjeve, në 9 rajone të Shqipërisë, janë përzgjedhur 24 komuna, ku ka nisur zbatimi i projektit "Pyjet për zhvillimin ekonomik lokal". Projekti zbatohet nga organizata "Bashkojmë vlerat e natyrës me njerëzit" dhe financohet nga Qeveria Suedeze.

XS
SM
MD
LG