Lidhje

Vjeshta në parkun e maleve Blue Ridge


Zona e Uashingtonit është gjithmonë një destinacion turistik popullor. Në këtë periudhë të vitit, vizitorët vijnë kryesisht për të shijuar ndryshimin e stinëve.

Një ndër itineraret piktoreske për këtë sezon është rruga që kalon përmes parkut kombëtar të maleve Blue Ridge dhe që përshkon pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara nga Karolina e Veriut e vazhdon përmes Virxhinias drejt veriut.

Udhëtimi ofron pamje mahnitëse të maleve të mbështjellë nga ngjyrat e ndezura të vjeshtës. Pyjet malore përmbajnë mbi 100 specie pemësh dhe secila prej tyre ofron një nuancë të veçantë të së kuqes, portokallisë apo të verdhës, duke e shndërruar zonën në një telajo të madhe natyrore.

Rruga përmes parkut zgjat për 755 kilometra dhe ngjitet në disa pika deri në 1200 metra mbi nivelin e detit.

Për momentin zona ka shpalosur me madhështi ngjyrat e vjeshtës, por ky sezon nuk zgjat shumë. Me rënien e gjetheve nga mesi deri në fund të nëntorit malet Blue Ridge marrin pamjen dimërore.

XS
SM
MD
LG