Lidhje

Peshëngritësi Godelli, dy medalje ari në Kazakistan

  • Laura Konda

Në kampionatin botëror të peshëngritjes që po zhvillohet këto ditë në Almati të Kazakistanit, sportisti shqiptar Daniel Godelli ka marrë dy medalje ari dhe një argjendi, në disa gara të rëndësishme të këtij Sporti. Në emisionin televiziv Ditari dhanë një intervistë përmes telefonit sportisti Godelli dhe Nënkryetari i Federatës shqiptare të Peshëngritjes, Ilir Kulla, i cili që po shoqëron grupin e sportistëve në Kazakistan. Është hera e parë pas 42 vjetësh, që një peshëngritës shqiptar merr dy medalje ari në dy gara të rëndësishme të peshëngritjes.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG