Lidhje

Trajtime të reja për Ebolën


Organizata Ndërkombëtare “Mjekët pa Kufi” ka në plan që muajin e ardhshëm të fillojë provat klinike në Afrikën Perëndimore, të tre trajtimeve të mundshme për Ebolën.

Grupi njoftoi sot se rezultatet e para të provave mund të dalin në shkurt. Ky njoftim për këtë hap të ri që po merret drejt zhvillimit të trajtimeve për Ebolën vjen ndërsa numri i viktimave nga sëmundja vazhdon të rritet. Numri i të vdekurve për shkak të virusit të Ebolës e ka kaluar shifrën e 5 mijë vetëve dhe numri i rasteve të personave të identifikuar se janë prekur nga epidemia është mbi 14 mijë vetë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e të vdekurve nga Ebola janë në Guine, Liberi dhe Sierra Leone.

XS
SM
MD
LG