Lidhje

Koalicioni intensifikon sulmet ndaj Shtetit Islamik


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel thotë se sulmet ajrore nën drejtimin e SHBA kundër militantëve të Shtetit Islamik do të intensifikohen në të ardhmen, ndërsa trupat tokësore të Irakut përpiqen të bëhen më të efektshme.

Zoti Hagel i tha një komisioni të Kongresit se “ tempo dhe intensiteti” i fushatës ajrore të koalicionit kundër ISIS-it do të përshpejtohen së bashku me forcat irakiane, në procesin e fuqizimit të tyre.

Sekretari Hagel tha gjithashtu se SHBA dhe forcat e koalicionit po shënojnë përparim në luftën kundër militantëve të ISIS-it në

Irak dhe Siri, por se populli amerikan duhet të përgatitet për një luftë të gjatë.

Sekretari Hagel dhe gjenerali amerikan Martin Dempsey, Kryetar i Shtabit të Bashkuar të Forcave Amerikane, dëshmuan të enjten para Komisionit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjenerali Dempsey tha se ka mundësi që në të ardhmen, zyrtarët amerikanë do të shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të një numri të vogël forcash amerikane të luftojnë krahas me forcat irakiane në qytetin verior të Mosulit, ose gjetkë.

Militantët e Shtetit Islamik morën kontrollin e pjesës më të madhe të Mosulit në muajin qershor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG