Lidhje

Reshje të mëdha dëbore në Bufalo, Nju Jork


Parashikuesit e motit presin deri në një metër dëborë tjetër sot në Buffalo, të Nju Jorkut dy ditë pasi qyteti u mbulua totalisht nga një stuhi masive dimërore.

Reshjet e reja do të shtojnë 1,5 metra dëborë që ka lënë banorët të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe shoferët e bllokuar. Meterologët thonë se reshjet aktuale të dëborës do të arrijnë aq sa qyteti zakonisht pret gjatë gjithë dimrit.

Shtatë persona janë konfirmuar tashmë të vdekur nga stuhia, duke përfshirë një burrë që u gjet i vdekur në makinën e tij të mbuluar nën dëborë. Katër persona të tjerë vdiqën nga shkaqe të zemrës.

Guvernatori Andrew Cuomo ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 10 qarqe në rajonin e perendimor të Nju Jorkut.

XS
SM
MD
LG