Lidhje

Moska: Ukraina do të destabilizohet nëse Uashingtoni i jep armë Kievit


Rusia thotë se Shtetet e Bashkuara do të destabilizojnë situatën në Ukrainë nëse i japin armë Kievit për të ndihmuar të luftojë separatistët.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Alexander Lukashevich tha sot se në se Uashingtoni ndyrshon politikat e tij nga ajo e ndihmës jo-vdkjeprurëse në furnizimet me armë për qeverinë e Ukrainës, do të ishte një faktor serioz destabilizimi që do të kishte pasoja serioze në balancën e pushtetit në rajon.

Të mërkurën, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Shtëpia e Bardhë duhet të shqyrtojë mundësinë e furnizimit të Ukrainës me pasije ushtarake vdekjeprurëse

Të dyja dhomat e Kongresit kanë shprehur mbështetje për ndihma të tilla por administrata Obama nuk ka vepruar deri tani.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thonë në një raport të ri për monitorimin e të drejtave të njeriut të publikuar sot, se gati 1,000 janë vrarë dhe shkelje serioze të të drejtave të njeriut kanë vazhduar pa u ndëshkuar pas nënshkrimit të armëpushimit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG