Lidhje

Kerry: Fuqitë botërore të bashkuara për Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se fuqitë botërore janë të bashkuara në përpjekjet e tyre për një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit ndërsa afron afati për një vendim lidhur me marrëveshjen gjithpërfshirëse

Zoti Kerry tha megjithatë se zyrtarët kërkojnë një marrëveshje specifike dhe jo thjesht çdo marrëveshje.

Ai foli pas takimit në Paris me ministrat e jashtëm të Francës dhe Arabisë Saudite për të diskutuar negociatat me Iranin për programin bërthamor.

Ai shkon sot në Vjenë ku zyrtarët nga Irani dhe një grup që përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Kinën, Francën, Rusinë dhe Gjermaninë janë përpjekur të përfundojnë bisedimet një vjeçare me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Afati për marrëveshjen është të hënën.

XS
SM
MD
LG