Lidhje

Ndalohet ish-kryetari i komunës së Ohrit


Policia maqedonase ka bërë të ditur se ish-kryetari i komunës së Ohrit, Aleksandar Petreski, është ndaluar nën dyshimet për shpërdorim të detyrës gjatë mandatit të tij.

Ai, së bashku me pesëmbëdhjetë bashkëpunëtorë të tij, akuzohen përvetësimin e një shume prej mbi dy milionë eurosh përmes tenderave publikë të komunës së Ohrit.

Prokuroria i ka caktuar ish-prefektit Petreski masën prej tridhjetë ditë paraburgim. Ai ishte kuadër i Lidhjes Social Demokrate të opozitës dhe ishte në krye të komunës së Ohrit gjatë viteve 2007-2013.

XS
SM
MD
LG