Në Kosovë, këto ditë po zhvillohen disa veprimtari të projektit "Histori suksesi shqiptaro-amerikan", me seli në New York, që synon të bëjë të njohura arritjet e pjesëtarëve të komunitetit shqiptaro amerikan në fusha të ndryshme. Nismëtarët e projektit thonë se në këtë mënyrë synohet edhe frymëzimi i gjeneratave të reja, shkëmbimi i informacionitdhe nxitja e investimeve në vendet ku jetojnë shqiptarët.