Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Tunizi


Tunizianët po votojnë sot për herë të parë në zgjedhje direkte presidenciale që nga revolucioni i vitit 2011 që solli si rezultat kryengritjet pro-demokratike të Pranverës Arabe në vende të tjera të rajonit.
Votimet e sotme shënojnë përfundimin e shumëpritur të një tranzicioni drejt demokracisë, pasi tunizianët i dhanë shkëndijën protestave në gjithë rajonin, duke përmbysur diktatorin Zine El Abidine Ben Ali, para tre vjetësh.
Mes mbi 25 kandidatëve, 87 vjeçari Beji Caid Essebsi, një politikan me përvojë, duket të kryesojë në garë, pasuar nga Presidenti aktual Moncef Marzouki.

XS
SM
MD
LG