Lidhje

Sulm vetvrasës në Afganistan


Zyrtarë afganë thonë se mbi 45 vetë kanë gjetur vdekjen nga një sulm vetëvrasës me bombë gjatë një loje volejbolli në provincën Paktika në lindje të vendit.

Të paktën 50 të tjerë u plagosën në sulm.

Paktika, në kufi me Pakistanin është një nga rajonet më të tensionuara të Afganistanit, për shkak të kryengritjes talebane kundër qeverisë qendrore.

Sulmi i sotëm erdhi në të njëjtën ditë kur dhoma e ulët e parlamentit të Afganistanit miratoi marrëveshje sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, që i lejon forcat ndërkombëtare të qëndrojnë në vend, pas fundit të vitit për të mbështetur forcat lokale.

XS
SM
MD
LG