Lidhje

Fergusoni më i qetë sot


Rrugët e qytetit Ferguson të shtetit amerikan Missouri, janë sot më të qeta, pas dy netë trazirash lidhur me vendimin e një jurie për të mos ndjekur penalisht një polic të bardhë, i cili vrau një të ri zezak të paarmatosur.

Mbrëmë, në qytet pati protesta sporadike, por prania e madhe e policisë, moti me dëborë dhe pragfesta e Falenderimeve bënë me sa duket që numri i protestuesve të ishte shumë më i vogël.

Dje, qindra njerëz demonstruan përballë bashkisë së qytetit St Louis, duke thirrur "Turp, Turp". Policia arrestoi tre persona që nuk pranuan të shpërndahen.

Vrasja në muajin gusht e 18-vjeçarit Michael Brown nga polici Darren Wilson i rriti tensionet në Ferguson dhe ngriti shqetësime për dhunën policore dhe diskriminimin racial në këtë periferi kryesisht afrikano-amerikane të St Louisit.

XS
SM
MD
LG