Lidhje

Grupi militant somalez al-Shabab mori përgjegjësinë për vrasjen e 36 personave sot paradite në verilindje të Kenias.

Sulmi ndodhi në një gurore pranë qytetit Mandera ku dëshmitarët thanë se persona të armatosur qëlluan punëtorët që flinin në tendat e tyre.

Në një deklaratë al-Shababi thotë se vrau ata që i quajti "luftëtarë kenianë" dhe po dënon Kenian për dërgimin e trupave për të luftuar në Somali.

Forcat keniane kanë qënë në Somali që nga viti 2011 si pjesë e një force shumë-kombëshe afrikane që po ndihmon për ta dëbuar al-Shababin nga qytete e mëdha somaleze.

Militantët kanë kryer sulme të njëpasnjëshme në Kenia, duke paralajmëruar qeverinë se do të vazhdojë sulmet nëse ajo nuk tërheq trupat.

Muajin e kaluar, al-Shababi vrau 28 persona në të njëjtin rajon ku kreu vrasjet e sotme.

XS
SM
MD
LG