Lidhje

Transplantimi i organeve në Kinë


Kina, që përdor dënimet me vdekje më shumë se çdo vend tjetër, thotë se do të ndalojë transplantimin e organeve nga të burgosurit e ekzekutuar.

Media shtetërore tha sot se kjo praktikë e debatueshme do të ndërpritet duke filluar nga muaji i ardhshëm..

Kina ka një nga nivelet më të ulta të dhurimit të organeve në botë dhe e ka mbushur këtë hendek duke përdorur organe nga të burgosur të ekzekutuar.

Programi ka sjellë shqetësime etike serioze dhe kjo praktikë ka qënë në fokus të dënimeve ndërkombëtare në shkallë të gjerë.

Disa grupe të të drejtave thonë se transplantimi i organeve bëhet pa miratimin e të burgosurve apo familjeve të tyre. Të tjerë thonë se ekzekutimet ndonjëherë shpejtoheshin në mënyrë që të plotësoheshin kërkesa të caktuara për organe.

Kina i ka hedhur poshtë këto akuza. Ajo ka premtuar prej vitesh ta ndalojë këtë praktikë.

XS
SM
MD
LG