Lidhje

Shteti Islamik sulmon një bazë ajrore kyçe në Siri


Një organizatë që ndjek zhvillimet në Siri thotë se grupi ekstremist Shteti Islamik ka marrë nën kontroll një bazë ajrore kyçe qeveritare në Sirinë lindore.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha sot se ekstremistët kishin marrë nën kontroll pjesë të bazës Deir el-Zour pasi ndërmorrën një ofensivë të gjerë.

Baza është një fitore e rëndësishme për luftëtarët e Shtetit Islamik që kanë marrë nën kontroll territore të Sirisë lindore si pjesë e atij që e kanë quajtur "Kalifat" dhe që përfshin edhe territore në Irakun fqinjë.

XS
SM
MD
LG