Lidhje

Obama: Ekonomia po rritet në masë të konsiderueshme


Presidenti Barack Obama thotë se ekonomia amerikane po rritet në masë të konsiderueshme.

Në fjalimin e tij të përjavshëm sot, zoti Obama tha se nëntori ishte muaji i dhjetë me radhë gjatë të cilit në Shtetet e Bashkuara ishin hapur mbi 200 mijë vende pune. Ai tha se 2.65 milionë vende pune ishin krijuar këtë vit, një shumë e përgjithshme që nuk ishte arritur që nga vitet 1990.

Megjithatë ai vuri në dukje se ndërsa rritja në hapjen e vendeve të punës ishte realizuar në industri me rroga të larta, "familjet e zakonshme" nuk kanë më shumë të ardhura sesa ç'kishin para 15 vjetësh. Presidenti tha se kjo duhet të ndryshojë.

XS
SM
MD
LG