Lidhje

Vazhdojnë demonstratat në SHBA


Autoritetet e Nju Jorkut thonë se 20 vetë u arrestuan dje në natën e tretë radhazi të protestave ndaj dhunës së policisë kundër pakicave.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut i bëri të njohura këto shifra sot.

Sipas njoftimeve, protestuesit u arrestuan për bllokim trafiku në një rrugë kryesore dhe për prishjen e rendit.

Demonstratat filluan të mërkurën, kur një juri e Nju Jorkut vendosi të mos ngrejë akuza ndaj policit të bardhë Daniel Pantaleo, për vdekjen përmes teknikës së shtrëngimit të qafës të të dyshuarit afrikano-amerikan Eric Garner, i cili ishte i paarmatosur. Garner dëgjohet në një video të thotë “nuk marr dot frymë” ndërsa policët e vinin nën kontroll.

Demonstrata janë mbajtur edhe në qytete të tjera kryesore, përfshirë Bostonin, Çikagon, Majamin dhe Uashingtonin.

XS
SM
MD
LG