Lidhje

Tryezë diskutimesh mes deputetëve të Kosovës dhe Serbisë

  • Leonat Shehu

Në një nga rastet e rralla, deputetët e parlamentit të Kosovës dhe ata të Serbisë, diskutuan sot në Prishtinë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Në një tryezë të organizuar nga Këshilli për qeverisje gjithëpërfshirëse, ndonëse me qëndrime të kundërta sa i përket statusit të Kosovës, deputetët thanë se bisedimet ndërmjet kryeministrave në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, nuk janë të mjaftueshme për tejkalimin e dallimeve të thella ndërmjet të dyja palëve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG