Lidhje

Maqedoni, qeveria propozon stemë të re të Republikës

  • Isak Ramadani

Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të ndryshojë stemën e Republikës dhe në vend të stemës së vjetër që, sipas autoriteteve, kishte elemente nga sistemi komunist, stema e re do të ketë një luan me ngjyrë të kuqe në fushë të verdhë.

Po ashtu, në stemë do të duken dhe bedenat e kështjellës. Autoritetet qeveritare thonë se propozimi për stemën e re përmban elemente unifikuese, ndërsa ministrat shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë vlerësojnë se ajo përmban elemente të periudhës ilire dhe dardane, që do të duhej të pranohej edhe nga shqiptarët.

Mirëpo, kritikët e shikojnë propozimin për stemën e re si përpjekje për mishërimin e simboleve të partisë VMRO në simbolin e Republikës, apo edhe se ajo nuk reflekton asgjë shqiptare në të.

Propozimi i qeverisë duhet të miratohet nga shumica prej dy të tretave në Parlament, dhe partitë e koalicionit qeveritar e kanë numrin e nevojshëm të deputetëve për këtë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG