Lidhje

Afganistan: Sulm vetvrasës


Një adoleshent hodhi veten në erë gjatë një shfaqjeje në Qendrën Franceze të Kulturës sot në Kabul, duke lënë të paktën një të vdekur.

Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius tha se shpërthimi shkaktoi disa të vdekur, por asnjë prej viktimave nuk ishte shtetas francez. Një zyrtar i lartë afgan identifikoi një prej të vrarëve si shtetas gjerman.

Autoritetet afgane besojnë se autori i sulmit ishte rreth 16 vjeç dhe e kishte fshehur bombën nën rroba para se të futej në sallën e mbushur të shkollës Istiklal që financohet nga Franca.

Po sot, Talibani mori përgjegjësinë për shpërthimin në një autobus që la të vrarë gjashtë ushtarë.

XS
SM
MD
LG