Lidhje

Vazhdojnë bisedimet mbi ndryshimet klimatike


Bisedimet e Kombeve të Bashkuara në Lima të Perusë për një marrëveshje për të reduktuar ngrohjen globale vazhduan edhe sot, një ditë pasi ishin parashikuar të mbylleshin.

Negociatat kanë ngecur sepse vendet e pasura dhe të varfra nuk kanë qenë në gjendje të zgjidhin mosmarrëveshjen lidhur me faktin se cilat prej tyre duhet të jenë përgjegjës për të pakësuar ndotjen nga dioksidi i karbonit.

Vendet në zhvillim këmbënguli se vendet e pasura duhet të mbajnë barrën më të rëndë.

XS
SM
MD
LG