Lidhje

Filmi “The Imitation Game”

  • Penelope Poulou

Jo shumë njerëz sot e njohin Alan Turing. Por deshifrimi i kodit Enigma të Gjermanisë naziste nga matematicieni anglez ndihmoi në përfundimin më të shpejtë të Luftës së Dytë Botërore dhe shpëtoi miliona jetë njerëzish. Alan Turing ishte gjithashtu i pari që krijoi një prototip kompjuteri të clin e përdori për të zgjidhur kodin. Për dekada, këto kontribute të çmuara të luftës u mbajtën jashtë librave të shkollave dhe deshifrimi i Enigmës mbeti sekret deri në vitet 1970. Alan Turing dhe arritjet e tij duket se u lanë në harresë për shkak të një dënimi të tij në vitin 1952 pse ishte homoseksual. Tani filmi i ri i regjizorit Mortem Tyldum “The Imitation Game” është i pari që e vë Alen Turing në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, 60 vjet pas vdekjes së tij.

Në filmin The Imitation Game, Alan Turning është një njeri i vetmuar, por shumë i ndjeshëm, që gjen veten në deshifrimin e kodeve.

Duke punuar me një ekip të vogël në një vend të fshehtë, Alen Turing deshifron kodin e nazistëve gjermanë me një kompjuter që ka krijuar vetë.

“Po projektoj një makinë që lejon të deshifrojmë çdo mesazh, menjëherë."

Ai zgjedh një defishruese femër në ekipin e tij, në kohën kur gratë nuk konsideroheshin për një punë të tillë.

Regjisori Morten Tyldum e ndërton dramën e zbulimit në Luftën e Dytë Botërore rreth dy rebelëve që luftojnë me kohën për të zgjidhur kodin Enigma. Ai thotë se filmi nxjerr në pah të veçantat që ka çdo njeri.

“Ata janë superheronjtë e rinj. Ata janë inteligjenca dhe në një fare mënyre janë mendoj se janë më interesantë."

Skenaristi Graham Moore punoi me pasion për t’ia paraqitur publikut matematicienin Turing. Ai donte gjithashtu të shkruante një skenar rreth triumfit të intelektit mbi homofobinë dhe paragjykimin gjinor.

“Më pëlqen kjo histori e dy njerëzve të papranuar nga shoqëria që gjejnë njëri tjetrin në një histori dashurie, ai është homoseksual, ajo nuk është, por ata gjejnë diçka të shtrenjtë mes tyre. ”

((Turing)) “E bëtë t'ju pëlqejë.”

((Clark)) “Po.”

((Turning)) “Pse?”

((Clark)) “Sepse jam grua në punën e një burri dhe nuk e kam luksin për të bërë naze.”

Historia e Alen Turing nuk do të kishte tërhequr vëmendjen e publikut pa aktorët kryesorë Keira Knightley, dhe Benedict Cumberbatch.

“Mund të shkruaj tekstin më irritues në një skenë ku Alan Turning është i inatosur dhe nevrikosur me dike rreth tij dhe Benedict Cumberbatch arrin e interpreton atë me një përshpëritje shumë të butë dhe të qetë dhe nga ana tjetër, kur shkruaj një skenë që duket e qetë, ai e përcjerll atë tek shikuesi me zë bombastik”.

“Kur e lexova, më pëlqeu pa masë, më frymëzoi ky skenar brilant, në të cilin karakteri ishte i vështirë, interesant, i çuditshëm, i lezetshëm, inteligjent por shumë i drejtëpërdrejtë në gjithshka thoshte, pa kotësi. Dhe kjo më tërhoqi shumë. Mendoj se ashtu jemi më të mirët kur jemi të vërtetë ndaj vetes. ”

Alen Turing u arrestua në vitin 1952 pse ishte homoseksual dhe vrau veten disa vite më vonë. Filmi The Imitation Game është mbi të gjitha mbi këtë hero të padëgjuar.

XS
SM
MD
LG