Lidhje

Presidenti Obama për qasjen e re ndaj Kubës


Presidenti Barack Obama thotë se Shtetet e Bashkuara “do të flasin me forcë” për lirinë e popullit kuban, pasi njoftoi vendimin për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën dhe hapjen e ambasadës amerikane në vendin-ishull, të udhëhequr nga komunistët.

Në një intervistë për rrjetin televiziv ABC News, zoti Obama tha se i kishte thënë presidentit kuban Raul Castro në një bisedë telefonike, se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të nxisin demokracinë dhe çështjen e të drejtave të njeriut.

Presidenti Obama tha se ai nuk priste që zoti Kastro të bëjë ndryshime të menjëheshme në qeverisjen e tij, por se zëvendësimi i brezave që po ndodh në Kubë mund të frymëzojnë marrëdhënie më miqësore në të ardhmen. Ai po ashtu theskoi rëndësinë për të patur një prani diplomatike në Kubë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë në një pozitë më të mirë për të ushtruar ndikim tek vendet moniste, kur ato kanë atje një ambasdor aktiv.

Kur e njoftoi dje marrëveshejn e arritur, zoit Obama tha se “ka ardhur koha për një qëndrim të ri” ndaj Kubës dhe se 50 vjet izolim ndaj këtij vendi nuk kishin patur sukses.

Zoti Castro, në njoftimin që bëri dje në Havana, tha se zoti Obama “meriton respekt dhe mirënjohje nga populli ynë.”

XS
SM
MD
LG