Lidhje

Izraeli kundër projekrezolutës palestineze në OKB


Izraeli thotë se vendimi i palestinezëve për të paraqitur një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së vetë se do ta vonojë një zgjidhje të mundshme të konfliktit mes tyre dhe se të dyja palët duhet të përqendrohen tek negociatat.

Dokumenti i paraqitur dje do të caktonte një afat për një zgjidhje të negociuar me dy shtete dhe tërheqjen e Izraelit nga territoret palestineze.

Zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm izraelit tha sot se strategjia palwstineze do të thotë shmangie e bisedimeve dhe “vazhdim i konfliktit”.

Rezoluta do të duhet të miratohet nga 9 prej 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe secili prej pesë anëtarëve të përhershëm të tij mund ta bllokojë atë me të drejtën e vetos.

Vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit janë: Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, që e kanë përdorur më parë të drejtën e tyre të vetos, për të parandaluar veprime të Këshillit në lidhje me Izraelin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG