Lidhje

Reagime ndaj klimës së re SHBA-Kubë


Javier Yanez stands on his balcony in Old Havana, where he hung a U.S. and Cuban flag, Dec. 19, 2014.

Javier Yanez stands on his balcony in Old Havana, where he hung a U.S. and Cuban flag, Dec. 19, 2014.

Kubano-amerikanët janë të ndarë për sa i përket vendimit të Presidentit Barack Obama për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kubën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Sharon Behn bashkëbisedoi me komunitetin kubanez në Miami, ku ndodhen qindra mijëra azilantë politikë dhe ekonomikë të ardhur prej vendit komunist.

Në kafenenë e famshme Cafe Versailles, në Calle Ocho në Miami, kubano-amerikanë në moshë të shkuar dhe më konservatorë vijnë për të ngrënë ushqim kuban dhe për të biseduar rreth politikës.

Për disa, si Raymond Molina, i cili u detyrua të largohej nga Kuba në vitin 1959 kur Fidel Castro mori Havanën, ndjesia e tradhëtisë nga vendimi i zotit Obama është e fortë.

“Ky veprim ka konsoliduar dinastinë e Kastrove për shumë vite të tjera. Nuk ka krijuar mundësi të reja. Në të kundërt madje; populli kuban nuk do të ketë kurrë mundësinë për të vendosur rreth fatit të tyre apo sistemit të qeverisjes.”

Ka nostalgji të madhe këtu për çdo gjë kubane, përfshirë ushqimin. Por, rreth kësaj çështjeje, kubano-amerikanët janë të ndarë. Për gjeneratën e vjetër, është më tepër çështje politikash dhe demokracie.

Në anën tjetër të qytetit, në Hialeah, ku ka më tepër kubanë të rinj me të ardhura modeste, njerëzit thonë se kjo është një çështje ekonomike. Njëri prej tyre është Pablo Gonzalez.

“Kanë kaluar 50 vjet. Embargoja nuk funksionon. Vendi thjesht po varfërohet më shumë çdo ditë që kalon. 60 vjet. Çfarë i kanë sjellë vendit? Asgjë.”

Shumë njerëz këtu duan të harrojnë të shkuarën politike dhe thonë se heqja e bllokadës së tregëtisë dhe të udhëtimit do të ndihmojë popullin kuban.

Victor Iniguez ka ardhur në Miami gjatë valës së refugjatëve me varka në vitet 1980, kur pothuajse 100 mijë njerëz iu larguan krizës ekonomike në Kubë. Ai thotë se vendimi i zotit Obama është fillimi i diçkaje të mirë.

“Do të jetë një lloj ribashkimi, siç ndodhi me murin e Berlinit. Përqafime dhe dashuri njerëzore pasi nuk janë parë prej kaq kohësh.”

Si shumë të tjerë këtu, zoti Iniguez ka filluar tashmë të ëndërrojë për lirinë e të kthyerit në atdhe dhe se do të shohë sërish familjen e tij.

XS
SM
MD
LG