Lidhje

Presidenti premton të mbyll Guantanamon


Presidenti amerikan Barack Obama thotë se do të bëjë çdo përpjekje për të mbyllur burgun ushtarak në Gjirin e Guantanamos në Kubë.

Ai e bëri këtë deklaratë sot në një intervistë në CNN, ku tha se burgu vazhdon “të frymëzojë xhihadistët dhe ekstremistët në gjithë botën”. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë miliona dollarë për çdo të burgosur që mbahet atje dhe tha se ekzistenca e këtij burgu bie ndesh me vlerat e Shteteve të Bashkuara.

Dje, Departamenti i Mbrojtjes tha se kishte kthyer katër të ndaluar afganë që mbaheshin në Guantanamo.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG