Lidhje

Pakistani intensifikon sulmet ndaj terroristëve


Ushtria e Pakistanit thotë se forcat e sigurisë i zunë pritë "një grumbullimi të madh terroristësh" në afërsi të kufirit me Afganistanin, duke vrarë të paktën 16 prej tyre dhe plagosur 20 të tjerë.

Në një deklaratë të shkurtër ushtarakë të bërë sot thuhet se gjatë natës një "betejë intensive" u zhvillua në një territor që ndan zonat fisnore Orakzai dhe Khyber dhe se të paktën katër ushtarë janë plagosur.

Zyrtarët pakistanezë thanë gjithashtu se nga dy sulme ajore që mendohet të jenë ndërmarrë nga avionë ushtarakë amerikanë, u vranë të paktën shtatë luftëtarët islamikë në rajonin e largët të Vaziristanit Verior.

Këto goditje u pasuan mbrëmë vonë nga sulmet ajrore të Pakistanit që kishin në shënjestër komplekset e talebanëve dhe militantëve uzbekë pranë kufirit afgan. Të paktën 39 militantë u vranë.

XS
SM
MD
LG