Lidhje

Bjellorusi, shkarkohet kryeministri


Russia New Alliance
Russia New Alliance

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko shkarkoi kryeministrin, ndërkohë që ky vend ish-sovjetik përballet me pasojat e krizës ekonomike të Rusisë.

Zyra e zotit Lukashenko tha se ai ka shkarkuar kryeministrin Mikhail Myasnikovitch, që kishte katër vjet në këtë post, duke e zëvendësuar me shefin e stafit të tij, Andrei Kobyakov.

Presidenti Lukashenko zëvendësoi gjithashtu kreun e bankës qendrore dhe ministra të tjerë të lartë, si pjesë e një riorganizimi të qeverisë.

Edhe pse rubla bjelloruse zyrtarisht nuk është e lidhur me monedhën ruse, Bjellorusia është mjaft e varur nga Moska dhe shumë e ndjeshme ndaj problemeve ekonomike të Rusisë. Bjellorusia dërgon rreth gjysmën e eksporteve të saj në Rusi dhe mbështetet mjaft nga subvencionet ruse.

XS
SM
MD
LG