Lidhje

Siri: Qeveria e gatshme të takohet me opozitën


Qeveria e Sirisë thotë se është e gatshme për t'u takuar me opozitën në Moskë në përpjekje për t'i dhënë fund luftës civile gati katërvjeçare.

Ministria e jashtme tha se është gati të marrë pjesë në një "takim paraprak dhe konsultativ" në Rusi për të gjetur një zgjidhje të krizës.

Megjithatë, mbeten pengesa në gjetjen e një rruge drejt paqes. Grupi militant Shteti Islamik që kontrollon një të tretën e Sirisë nuk ka qenë pjesë e asnjërës prej nismave për t'u dhënë fund luftimeve. Grupet e tjera të opozitës nuk janë të bashkuara në reagimin ndaj mundësisë për takimin me zyrtarët sirianë në Moskë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se takimi midis Sirisë dhe opozitës pritet të zhvillohet në fund të janarit dhe do të ishte "jozyrtar" nëse zhvillohet.

XS
SM
MD
LG