Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci


Në Kroaci u zhvilluan sot zgjedhjet presidenciale të Kroacisë, ku presidenti i tanishëm, socialdemokrati Ivo Josipoviç është favoriti për të fituar një mandat tjetër pesë-vjeçar.

Të 3.8 milionë votuesve të mundshëm të Kroacisë, iu kërkua sot të zgjidhnin mes katër kandidatëve që konkurrojnë për këtë post, kryesisht ceremonial.

Asnjë nga kandidatët nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave, gjë që do të çonte në një balotazh. Zoti Josipoviç pritet të përballet në balotazh me kandidaten e opozitës konservatore, Kolinda Grabar-Kitaroviç më 11 janar.

Votimi shihet si një test për qeverinë e qendrës së majtë, e cili është përballur me kritika, pasi nuk ka mundur të rigjallërojë ekonominë më shumë se një vit pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kroacia ka një nga ekonomitë më të dobëta të bllokut.

XS
SM
MD
LG