Lidhje

Gjenden trupa pranë mbetjeve të avionit indonezian


Zyrtarët indonezianë kanë gjetur një numër trupash pranë mbetjeve të avionit të pasagjerëve që u rrëzua të dielën nga stuhija.

Televizioni lokal transmetoi sot pamje të helikopterëve duke nxjerrë trupa nga ujërat e Detit Java, rreth 160 kilometra larg brigjeve të ishullit Borneo. Asnjë nga pasagjerët e avionit të shoqërisë Air Asia nuk është gjetur gjallë. Presidenti i Indonezisë Joko Widodo ofroi ngushëllimet e tij për të afërmit e pasagjerëve dhe ekuipazhit dhe tha se përparësia e tij është nxjerrja pa vonesë e trupave. Sipas njoftimeve, deri tani janë gjetur trupat e mbi 40 viktimave.

XS
SM
MD
LG