Lidhje

Nxirren 30 trupa nga avioni i AirAsia


Ekipet e kërkimit do të përdorin pajisje nënujore për të gjetur trupat e viktimave dhe copat e avionit të shoqërisë Air Asia, sapo të përmirësohet pak moti.

Zyrtarët indonezianë thonë se deri tani janë nxjerrë 30 trupa, shumë prej tyre nga një anije e marinës amerikane. Avioni i tipit Airbus 320 me 162 persona në bord u zhduk nga radari të dielën e kaluar. Moti i keq ka penguar operacionet e kërkimit dhe përpjekjet për zhytje në një thellësi 30-50 metra për të nxjerrë një objekt që mendohet se është një segment i madh i avionit.

Një zyrtar indonezian paralajmëroi se mund të duhet një javë për të gjetur kutitë e zeza ku janë regjistruar komunikimet nga avioni që u rrëzua në Detin Java pranë ishullit Borneo.

XS
SM
MD
LG