Lidhje

Energjia diellore në Marok


Maroku ka njoftuar se centrali i tij parë i energjisë diellore do të fillojë funksionimin vitin që vjen. Impianti është pjesë e një projekti prej disa miliardë dollarësh që synon të përmbushë nevojat në rritje për energji në këtë mbretëri të Afrikës perëndimore. Gazetarja Zlatica Hoke njofton se impanti termo-diellor Nour 1 do të jetë i pari ndër pesë impiante që Maroku planifikon të ndërtojë deri në fund të dekadës si pjesë e përpjekjeve për t’u shndërruar në një ndër prodhuesit më të mirë botërorë të energjisë së rinovueshme.

Maroku e nxjerr më shumë se gjysmën e energjisë së tij nga qymyri. Por ndërkohë që kërkesat e tij për energji rriten, qeveria po i inkurajon marokenët të kërkojnë burime më të pastra energjie.

“Na duhet të gjejmë forma alternative të energjisë për të përmbushur nevojat e Marokut, dhe më e mira është energjia diellore. Është energji falas dhe e pakufizuar, e disponueshme pa kufizim në Marok.”

Impianti i parë diellor i Marokut po ndërtohet në qytetin Ouarzazate pranë shkretëtirës.

“Ourzazate është një qytet me energji të rinovueshme, me proçese riciklimi dhe kursimi të ujit. Qyteti ripërdor ujin e tij dhe ndriçohet me energji diellore. Është një qytet i mençur.”

Projekti prej 770 milionë dollarësh pritet të ketë një kapacitet prodhues 160 megavatësh.

Banka Botërore, Banka Afrikane për Zhvillim dhe Banka Europiane për Investim po ndihmojnë për financimin e projektit diellore që po ndërtohet nga Arabia Saudite.

Zyrtarët e konsiderojnë projektin si më të madhin në botë, dhe thonë se do të jetë funksional vitin tjetër.

Për të rritur ndërgjegjësimin për potencialin e energjisë diellore për Marokun, vendi me burime të pakta karburesh organizoi festivalin e parë ndërkombëtar për energjinë diellore.

“E organizuam këtë festival për të trumbetuar një ide: ari ndodhet në qiell. Dielli është një thesar për vendin tonë. Duam ta demonstrojmë këtë nëpërmjet tre aspekteve kryesore: arteve dhe kulturës, shkencës dhe teknologjisë, njohurive dhe zbulimeve të reja.”

Moraku planifikon të ndërtojë pesë impiante të reja diellore deri në vitin 2020 me një kapacitet të kombinuar prodhues prej 20 mijë megavatësh dhe me një kosto prej afro 9 miliardë dollarësh. Zyrtarët shpresojnë të prodhohet mjaftueshëm energji e pastër për të eksportuar një pjesë të saj në Evropën fqinje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG