Lidhje

Nxëhtësia pengon kërkimet në tragetin "Norman Atlantic"


Për të dytën ditë, nxehtësia e madhe nga zjarri që vazhdon, nuk i ka lejuar zjarrfikësit dhe punonjës të tjerë që të kontrollojnë në garazhin e tragetit Norman Atlantic për trupa të tjerë.

Të paktën 11 vetë humbën jetën nga zjarri që ra më 28 dhjetor në tragetin që po udhëtonte nga Greqia në Itali, kur ai ndodhej në ujrat e Shqipërisë. Autoritetet mendojnë se mund të ketë trupa të tjerë brenda garazhit ku filloi zjarri.

Trageti arriti dje në portin e Brindizit por nuk ka qenë e mundur të kontrollohet ajo pjesë e tragetit. Kapiteni i Portit, Mario Valente tha sot se temperaturat ishin shumë të larta brenda garazhit. Tymi vazhdonte të dilte nga rrënojat. Nuk është e qartë se sa është numri i personave që nuk janë gjendur ende.

XS
SM
MD
LG