Lidhje

Greqi: Arrestohet një anëtar i grupit "17 Nëntori"


Policia greke thotë se ka arrestuar një anëtar të një grupi guerilas marksist të shpallur fajtor, pas një kërkimi prej një viti që kur ai u arratis gjatë një liridalje në burg.

Zyrtarët e policisë thonë se Christodoulos Xiros u arrestua sot në qytetin bregdetar Anavissos pranë Athinës.

Xiros është i dënuar me gjashtë burgime të përjetshme për rolin e tij në grupin 17 Nëntori i cili ka vrarë 23 diplomatë grekë, amerikanë dhe britanikë në një periudhë prej çerek shekulli para se të shpërbëhej në vitin 2002.

XS
SM
MD
LG